November 12, 2015

Lyrics

i që prite s'di për sa vjet,
ti që ëndrrat nuk i pe realitet,
ti që natën e vure në gjumë,
ti që meritove më shumë, më shumë.

Ti që s'gjete kurrë një mik te vërtet,
ti që një mundësi akoma po e pret,
ti që mbete gjithmonë në kërkim,
ti që shkon e ti që vjen,
ti që përgjigjen nuk e gjen.

Mirësevjen në shpirtin tim,
në një rrugë që s'ka mbarim,
për të gjithë ky është i njëjti udhëtim.

Nën një qiell e nën një strehë,
në një botë e në një atdhe,
nesër ndoshta do të jetë më mirë se dje.

Ti që brenda ndihesh fëmijë,
ti që vuan kur ai nuk do t'ia dijë,
ti që shkollën e lë për një punë,
ti që meritove dhe më shumë, më shumë.

Ti që sapo more puthjen e parë, e parë,
ti që dhe një borxh akoma s'e ke larë,
ti që jetën e more si lojë,
ti që shkon e ti që vjen,
ti që përgjigjen nuk e gjen.

Mirësevjen në shpirtin tim,
në një rrugë që s'ka mbarim,
për të gjithë ky është i njëjti udhëtim.

Nën një qiell e nën një strehë,
në një botë e në një atdhe,
nesër ndoshta do të jetë më mirë se dje.

Do të jetë më mirë se dje,
më mirë, më mirë,
do të jetë më mirë se dje.

Mirësevjen në shpirtin tim,
në një rrugë që s'ka mbarim,
për të gjithë ky është i njëjti udhëtim.

Nën një qiell e nën një strehë,
në një botë e në një atdhe,
nesër ndoshta do të jetë më mirë se dje.

Show moreShow less